Home » Files » Agjerimi |
2014-09-06, 7:27 AM | |
”7” Veprat që i lejohen agjëruesit !! 1- Përdorimi i misvakut gjatë gjithë ditës. Duhet thënë se imam Ahmedi e ka konsideruar mekruh për agjëruesin përdorimin e misvakut pasdite. 2- Freskimi me ujë nga i nxehti i madh, duke hedhur ujë mbi trup apo edhe duke u zhytur në të. 3- Të ngrënit, të pirit dhe marrëdhëniet intime natën, derisa të sigurohesh për daljen e agimit. 4- Udhëtimi për nevoja të lejuara, edhe nëse e di se udhëtimi do të të detyrojë të prishësh agjërimin. 5- Kurimi me çdo ilaç të lejuar, prej të cilit nuk arrin asgjë në fyt. Këtu hyn edhe përdorimi i gjilpërave jo ushqyese 6- Përtypja e ushqimit për një fëmijë të vogël, kur nuk gjen njeri tjetër ta bëjë këtë, me kusht që ushqimi të mos kalojë në fyt. 7- Parfumosja. Nuk ka argument për ndalimin e kësaj. SHKEPUTUR NGA LIBRI “MINHAXH EL MUSLIM” |
|
Views: 298 | Downloads: 0 | |