Home » Files » Agjerimi

Iftari i Profetit alejhi selam
2014-09-06, 7:19 AM

11

 

Nxitimi i iftarit. Kjo vepër është prej sunnetit të të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe është në kundërshtim me traditën e çifutëve dhe të krishterëve, të cilët presin derisa të dalin yjet.
I Dërguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Njerëzit janë në të mirë përderisa e nxitojnë iftarin”. (Mutefekun alejhi)

“Ummeti im do të mbesin në sunnetin tim, përderisa nuk vonojnë iftarin derisa të dalin yjet”. (Hadithi sahih, tra. Ibën Hibbani.)

Ngrënia e iftarit duhet të jetë para faljes së akshamit. Enesi radijall-llahu anhu thotë:

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] hante iftarin para se të falej”. (Hadithi është hasen, tra. Ebu Davudi.)

Me çka është mirë të fillohet iftari? Enesi [radijall-llahu anhu] thotë:

“I Dërguari bënte iftar me hurma të freskëta, nëse nuk kishte të freskëta, atëherë me të thata, e nëse nuk kishte hurma, atëherë pinte ujë”. (Hadithi është sahih, tra. Ebu Davudi.)

Duhet thënë para se të fillosh të hashë iftarë?

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Agjëruesi në kohë të iftarit posedon dua që nuk refuzohet”. (Hadithi është sahih, tra. Ibën Maxheja.)

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjatë iftarit thoshte:

“Shkoi etja, u lagën venët dhe mbeti shpërblimi insha-all-llah”. (Hadithi është hasen, tra. Ebu Davudi.)

Category: Agjerimi | Added by: Admin
Views: 328 | Downloads: 0 | Rating: 0.0/0