Home » Files » Agjerimi

Shenjat e Natës së Kadrit janë Këto
2014-09-06, 7:28 AM

1

Shejh Uthejmini Allahu e mëshiroftë ka thënë : Shenjat e natës së kadrit janë :

1) (kjo natë) është shumë më e ndritur (se netët tjera) mirëpo sot ndoshta nuk mundë të vrehët për shkak të ndriqimit me Llamba.

2) Muslimani në këtë natë gjenë rahati dhe qetësim të zemrës dhe përqëndrohet në lutje dhe përkujtim (dhikër) ndaj Allahut.

3) Në namazin e natës të kësaj nate është më shumë i koncendruar (se netëve tjera), dhe e ndjenë kënaqësi shpirtrore në të më shumë se në netët tjera.

4) Djelli në mëngjesin e kësaj nate lindë i bardhë dhe pa rreze (transmeton Muslimi 762), jo si në ditët e tjera të zakonta, dhe çdo musliman gëzohet nëse ka qenë prej atyre që i është dhënë mundësi të falë namaz nate.

5) Disa nga dijetarët kanë thënë se erërat në këtë natë janë të qeta, nuk ka stuhi në të dhe temperatura e sajë është normale.

Ndërsa sa i përket lehjeve të Qenëve një gjë e tillë nuk është e vërtetë. (Sherh kitabus-Savm min Bulugul-Meram dhe Sherhul-Mumti’…)

Allahu e di më së miri.

Category: Agjerimi | Added by: Admin
Views: 307 | Downloads: 0 | Rating: 0.0/0