
Falenderimi i qoftë Allahut i cili me mirësitë e Tij ua plotëson besimtarëve punët e mira.
Vëllezër dhe motra:
Es-selamu alejkum ve rahmetullah.
Ja dhe ky Ramzan iku dhe me të shkoi edhe një pjesë e jetës sonë, u ngrit lartë tek Zoti i tij , duke marrë me vete regjistrat e veprave tona.
E nuk është e largët dita kur do të japim llogari për to, qofshin ato të mira apo të këqija.
E kujt Allahu ja pranon veprat e mira atëher njëherit ja mundëson që ai njeri të vazhdojë me to edhe më tej, pra edhe pas Ramazanit. Nëse në këtë muaj je larguar, duke u penduar, prej ndonjë mëkati që e ke bërë atëher dije se nëse nuk kthehesh pas Bajramit në atë mëkat por vazhdon në adhurime kjo është prej shenjave pozitive të pranimit të pendimit dhe përmirësimit tënd serioz.
Besimtarë dhe besimtare: Kush ka agjëruar dhe i ka kryer adhurimet tjera në këtë muaj për hirë të Ramazanit dhe pas tij kthehet prapë në mëkate le ta dijë se muaji i tij për të cilin ka punuar dhe i është përkushtuar atij po shkonë dhe merr fund, kurse kush ka agjëruar dhe ka kryer adhurimet tjera në këtë muaj për Allahun le ta dijë se Zoti i tij është i Gjallë dhe i Gjithmonshëm i Cili nuk përfundon e as nuk vdes dhe për këtë shkak ti duhet këto adhurime që i ke bërë në Ramazan për hirë të Allahut atëher duhet ato ti vazhdoshë edhe pas Ramazanit.
Sa i keq dhe i turpshëm është në islam mëkati por edhe më tepër i shtohet turpi dhe fatkeqësia kur ai bëhet pasi ke vepruar mirë. Andaj besimtarë i Zotit pas të mirës që e punon punoje edhe një të mirë tjetër e mos e shkatërro atë me një të keqe.
Zoti ytë për të cilin ke agjëruar, je falur ditën dhe natën, je larguar prej përgojimit, gënjeshtres, mashtrimit, dhe mëkateve tjera në këtë muaj a nuk e meriton ky Zot i cili është Zoti edhe i muajve tjerë që ti vazhoshë të gjitha këto adhurime edhe më tejë, e sidomos ato që i ke obligim.
Mos të jetë Bajrami koha e përfundimit të adhurimeve, por adhurimet përfundojnë me vdekjen tënde, e Allahu thotë (Adhuroje Zotin tënd derisa të vijë vdekja) S. Hixhër, 99.
Bajrami është festë por athua është festë për secilin prej neshë, apo për atë i cili një muaj e kaloi në adhurimë dhe afrim tek Zoti i tij apo për atë i cili e kaloi në mëkatë dhe lojë? Padyshim për adhuruesin është festë e për mëkatarin humbje dhe shkatërrim.
Allahu e mëshirotë atë i cili ka thënë: (Qdo ditë në të cilën nuk i bën mëkat Allahut ajo ditë është bajram për ty, dhe qdo ditë të cilën e kalon në adhurim të Zotit poashtu është bajram i yti të cilin duhet ta festosh)
Nëse për Allahun në këtë muaj je larguar prej mirësive të kësaj bote të cilat në muajtë tjerë i ke të lejuara, pra prej ushqimit dhe pijes, atëher përse në muajtë tjerë për hirë të po këtij Zoti nuk largohesh prej cilësive dhe punëve të cilat i ke të ndaluara dhe janë mëkatë si në këtë muaj ashtu para dhe pas tij.
Të gjithë gëzohen për Bajram sepse ëndërrojnë të veshin rrobe të reja, hanë ushqime të mira dhe i vizitojnëtë afërmit e tyre, e nëse nuk mundë të ja plotësojë vetes këto gjëra mërzitet dhe hidhërohet, por cili prej nesh ndalet ditën e Bajramit dhe llogaritë veprat e tija të mira dhe të këqijat e nëse i dalin më shumë punët e mira të gëzohet, e ky pa dyshimë është gëzimi i madhë dhe I vërtetë, por nëse i dalin më shumë ato të këqijat të mërzitet dhe të pendohet?
Të lutem vellau im mos e harro Zotin tënd pas Ramazanit dhe dita e Bajramit mos të jetë dita e shkëputjes së lidhjeve tua me Allahun.
Fitër Bajrami është kurora e muajit të bekuar të Ramazanit, është kurorëzimi i një obligimi sa të vështirë aq edhe fisnik dhe të shejtë, është krenaria e triumfit të fjalës së Allahut dhe zbatim i përpikët i urdhërit të Tij andaj le të shihet në fytyrën tënde ky gëzim.
Për një muaj të tërë në shenjë bindje dhe adhurimi ndaj Zotit të plotfuqishëm besimtarët privuan veten nga të ngrënit dhe të pirit, e bënë këtë gjë vetëm që ta arrijnë kënaqësinë e Krijuesit të tyre.
Besimtarët pasi falin namazin e Bajramit kthehen në shtëpi ku të dashurit e tyre i presin me padurim për të uruar dhe festuar këtë festë madhështore.
Baba, nënë, vëlla apo motër padyshim ju përgaditni dhe ofroni gjërat e nevojshme për këtë festë, si veshmbathje, ushqim etj. Por shot edhe një përgaditje të shejtë tek Zoti dhe të vlefshme për njerëzit dhe shoqërinë, gjegjësishtë për lehtësimin e vështirësive nga të varfërit dhe të mjerët e mjedisit ku jeton në qfarëdo mundësie që ti mundesh.
Fillo nga i afërmi, fqiu, pastaj shiqoje shoqërinë ku jeton që gëzimi i kësaj feste të na rrethojë të gjithëve, e nëse nuk mundesh së paku me fjalë të mira dhe buzëqeshje të këndshme, e padyshim se kjo sjellje e jote me ta, tregon besimin dhe bujarinë në zemrën tënde.
Disa këshilla rreth Fitër Bajramit:
1- Falenderoje Zotin që ta mundësoi agjërimin e këtij muaji, e nëse nuk e ke agjëruar atëher kërko falje dhe lute Zotin që viteve të tjera ta mundësojë një gjë të tillë.
2- Para shkuarjes në xhami për ta falur namazin e Bajramit është sunet që të hamë diqka ngase Fitër Bajrami është ditë e ushqimit andaj nuk duhet shkuar në xhami agjërueshëm (kurse në Bajramin e Kurbanit është sunet të mos hamë derisa të kthehemi nga falja e namazit të Bajramit)
3- Të lahemi, nëse kemi mundësi, para se të shkojmë në xhami.
4- Rrobat më të bukura që i kemi ti veshim dhe të parfumosemi.
5- Pas perëndimit të diellit natën e Bajramit është prej traditës së Pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve selem, që ta përmendim Allahun me tekbire nga më të ndryshmet si psh: (Allahu ekber-Allahu ekber, la ilahe il-lallahu vallahu ekber, Allahu ekber ve lilahi el-hamëd), ose (Allahu ekber-Allahu ekber) etj, e kështu vazhdon derisa imami ta përfundojë ligjeratën e tij të Bajramit në hutbe, duke e pasur parasyshë se gjatë faljes së namazit të Bajramit dhe ligjeratës së imamit duhet të heshtim dhe ta dëgjojmë imamin por nëse gjejmë ndonjë mundësi kur imami heshtë në hutbe atëher e përmendim Zotin me tekbire, e nuk është prej sunetit që disa persona të lexojnë këtë tekbir me zë të përbashkët por secili lexon vetëm dhe me zë të lartë.
6- Eshtë sunet të merren edhe femrat e të gjitha moshave në namazin e Bajramit qofshin ato edhe me ciklet e tyre mujore por me kushtë që mos të falen dhe mos të futen në xhami këto të fundit por prezentojnë edhe ato duke qëndruar afër xhamisë me qëllim që të fitojnë edhe ato shpërblimin dhe bekimin e Allahut që ua bënë besimtarëve në këtë kohë.
7- Duhet shkuar në xhami për ta falur edhe namazin e sabahut e jo vetëm të Bajramit sepse ai i sabahut është më i vlefshëm dhe i rëndësishëm se ai i Bajramit.
8- Nëse ka mundësi është më e pëlqueshme Bajrami të falet në natyrë e jo në xhami, por nëse nuk ka mundësi një gjë e tillë atëher falemi në xhami.
9- Kur të kthehemi prej xhamisë është sunet ta ndërrojmë rrugën e kthimit, pra të kthehemi nga ndonjë rrugë tjetër nëse ka mundësi një gjë e tillë, e kjo për shkak që të vërehet në të gjitha rrugët e fshatit apo qytetit gëzimi dhe festimi i kësaj ditë.
10- Është obligim që pas namazit të Bajramit të shkojmë drejtë e tek familjet tona që t ua urojmë edhe atyre këtë festë, e sa i përket shkuarjes së pari tek varrezat pastaj në shtëpi, asnjë argument fetar, i konsiderueshëm, nuk aludon një gjë të tillë por përkundrazi argumentet vërtetojnë se një vepër e tillë është bidat i refuzuar në fenë tonë.
11- Të ja urojmë këtë festë të gjithëve kë e takojmë kudo qofshim, në rrugë, xhami, shtëpi etj.
12- Të përgaditim ushqim më të mirë se ditët tjera por nuk duhet ta teprojë një gjë të tillë.
13- Ti gëzojmë fëmijët dhe familjet me rroba të reja , duke mos e tepruar.
14- Ti vizitojmë të afërmit dhe fqinjët që tua urojmë festën e Bajramit.
15- Të shihet në fytyrat tona gëzimi dhe lumturia.
16- Të jetë kjo ditë, dita e afrimit, bashkimit dhe pajtimit mes nesh nëse kemi ndonjë ngatëresë të mundshme.
17- Ti agjërojmë edhe gjashtë ditë pas kësj feste, e kjo vepër është prej traditës së të Dërguarit të Allahut sal-Allahu alejhi ve selem.
18- Nuk lejohet agjërimi i ditës së parë të bajramit sepse është festë kurse tjerat po.
19- Të vazhdojmë me punë të mira edhe pas ramazanit, sepse është shenjë e pranimit të punëve të mira.
Dhe në fund ua urojmë të gjithë besimtarëve festën e shejtë të Fitër Bajramit, duke e lutur Zotin që të na e pranojë agjërimin , namazin dhe lutjet, dhe ti presim bajramet tjerë gjithmonë në paqë, mirësi, begati dhe në Kosovën tonë të pamvarur.
AMIN !
Lirim Munishi
|