Home » Files » Mjekesi

Sëmundjet shpirtërore : Mendjemadhësia
2014-09-06, 7:09 AM

1

►Sëmundjet shpirtërore ( pjesa e parë ) Mendjemadhësia

 

Mendjemadhësia është gjendje psiqike ku njeriu bëhet narcist dhe e madhëron veten e tij, poashtu disa kanë thënë se mendjemadhësia është madhërimi i vetes së njeriut, pëlqimi i veçorive të veta, nënçmimi i njerëzve dhe ngritja ndaj atij para të cilit duhet të jesh modest.
Mendjemadhësia është një fenomen që dallohet qartë në gjeste, në të folur, dhe në mënyrën se si qëndron. Pjesa dërrmuese e njerëzve e kanë këtë gjest kurse muslimani e di që mendjemadhësia nuk ka vend në fenë tonë.
Allahu xh.sh. thotë në Kur’anin famëlartë:
“Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.”
(Isra; 18)

Dhe kur mundohemi t’i këshillojmë, që të ndryshojnë sjelljet e tyre apo të udhëzohen edhe ata në Islam, ata na përgjigjen me tallje, nënçmim madje edhe me ofendime. Kjo ka ndodhur edhe në kohërat e hershme me armiqtë e Pejgamberëve.
Allahu xh.sh. thotë në Kur’anin famëlartë:
“Dhe sa herë që unë i thërritja ata për t’u falur Ti atyre mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.”
(Nuh; 7)

Interesante është se në kohërat e mëhershme mendjemadhësi kanë shfaqur vetëm të pasurit kurse sot këtë e bën çdokush dhe kjo vërehet në rastet e cekura më sipër. Njerëzit kanë harruar se një dite do të vdesin dhe secili garon të bëjë jetën e vet sa më të rehatshme dhe nuk brengoset që me sjelljet e tij i lëndon të tjerët dhe e hidhëron Krijuesin. Kjo jetë është e përkohshme dhe e rrejshme kurse ata edhe më tutje vazhdojnë të mashtrohen me të mirat e kësaj bote:
Allahu xh.sh. thotë në Kur’anin famëlartë:
“Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.”
(Ali Imran; 185)

Mendjemadhësia është një nga vetitë më të shëmtuara dhe më të rrezikshme që mund te gjinden te një krijesë njerëzore.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë:
“Në xhenet nuk do të hyjë asnjë që në zemrën e vet ka mendjemadhësi, madje edhe sa edhe një grimcë.”
(Transmenton Muslimi)

Mendjemadhësia është një prej cilësive më të këqija e cila mbartësin e saj e mbyt qysh jetës së tij. Ajo është një prej mëkateve më të mëdha dhe të këqijave më të rrezikshme, pasojat e së cilës janë të paparashikueshme, dhe gjurmët e saj godasin si era e keqe e kafenesë në të cilën kryen gjërat më të këqija.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë:
“Mendjemadhësia është përbuzje e së vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve të tjerë.”
(Transmenton Muslimi)

-Shkaqet e mendjemadhësisë
Njerëzit marrin motive të ndyshme që të bëhen mendjemëdhenjë, të ngriten mbi të tjerët dhe t’i injorojnë. Këtu ne do t’i përmendim vetëm disa motive:
1. Pasuria e kësaj bote,
2. dituria e arritur,
3. bukuria,
4. për shkak të trashigimtarëve të shumtë, pasuesve, admiruesve dhe
5. kombësia.

-Pasuria e kësaj bote:
Pasuria është shpesh shkak i mendjemadhësisë te shumica e të pasurëve. Pronari i cili nuk është i vetëdijshëm se pasuria e tij është bekim dhe sprovë në këtë botë, se pasuria është kalimtare dhe ai nuk është i vërtetë dhe eskluzive e tij, ai ngritet mbi ata të cilët janë të varfër duke i injoruar me pasurinë e tij etj.. çdo njeri i pasur duhet të bëjë luftë me nefsin e tij dhe vesveset e shejtanit në mënyrë që të mos bëhet mendjemadh. Pronari duhet të jetë i vetëdijshem se pasuria e tij është sprovë e madhe, ç’do herë ta ketë në mendje se pasuria e tij mund t’i humb për një çast, se mund të jetë i vjedhur, mund të bankroton, mund të ketë tërmet, zjarr, apo ndonjë shkak tjetër mund ta asgjëson tërë pasurinë e tij, kështu mund të mbetet i vetëm në rrugë, pa asgjë.
Allahu xh.sh. thotë në Kur’anin famëlartë:
“Këtë (dënim) e keni për shkak se gëzoheshi padrejtë në Dunja (duke bërë mëkate etj.) dhe për shkak se krenoheshi (me mendjemadhësi).”
(Gafir; 75)

-Dituria e arritur:
Shume njerëz posa të marrin diplomat mendojnë se kanë fituar gjithë diturinë, se janë bërë të mëdhenjë dhe autoritativ, kurse të tjerët janë të parëndësishëm dhe duhet degraduar. Kjo ndodh posëqerisht tek ata që kanë arritur një profesion të ultë dhe kanë fituar njohuri të pakta, kjo ndodh me ata po qe se nuk besojnë apo nuk i dinë fjalët e Allahut.
Allahu xh.sh. thotë në Kur’anin famëlartë:
“…e juve ju është dhënë fort pak dije.”
(Isra; 85)
“Thuaj: “Sikur të ishte deti ngjyrë për t’i shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si ai (deti).”
(Kehf; 108)
“Atë që duam Ne e lartësojmë shumë në dituri, e mbi secilin të dijshëm ka edhe më të dijshëm.”
(Jusuf; 76)

-Bukuria:
Ata që nuk besojnë në Allahun dhe nuk e dijnë se Ai e ka krijuar njeriun në formën më të bukur, ngriten mbi të tjerët kur mendojnë, pasi që shejtani u përshpërit, se janë më të bukur se të tjerët dhe se konstruksioni i trupit të tyre është më i mirë.
Bukuria është një ndër shkaqet që edhe njeriun e shpie tek mëkatet e mëdha nëse ai nuk ka në zemrën e tij besimin, këtë e kuptojmë më së miri nga ngjarja e Jusufit alejhi selam.
Allahu xh.sh. thotë në Kur’anin famëlartë:
“Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: “All-llahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri, ky nuk është tjetër vetëm se ndonjë engjëll i lartë!”
(Jusuf; 31)

-Për shkak të trashigimtarëve të shumtë, pasuesve, admiruesve:
Kjo ndodh posaqërisht në jetën politike dhe në këtë kohë. Besimtari duhet t’a dijë se kjo është trashëgim i xhahilijetit (injorancës) dhe patjetër duhet flakur. Besimtari i vërtetë shëmbëlltyrë e ka të Dërguarin e Allahut dhe sahabët e tij. Ata nuk kanë qenë mendjemëdhenjë edhe pse kanë patur shumë admirues, e disa kanë qenë jashtëzakonisht të pasur. Përherë duhet përkujtuar modestinë, dinjitetin njerëzor dhe moralin e lartë të tyre. Në të njejtën kohe duhet të kujtojmë se si kanë përfunduar shumë diktator në historin e gjatë të njerëzimit. Shembuj të përfundimit të shëmtuar të kryelartëve që në mënyrë diktatoriale janë sjellur ndaj shtetasve të tyre kemi shumë edhe në historine tonë bashëkohore.
Allahu xh.sh. thotë në Kur’an:
“Ai që shtrembëron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t’i humbë njerëzit nga rruga e All-llahut. Atij do t’i takojë poshtërimi në këtë jetë, ndërsa në ditën e kijametit atij do t’ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit).”
(Haxhxh; 9)

-Kombësia (prejardhja):
Shpesh ndodh te njerëzit, madje edhe te muslimanët, që të mburren për shkak të prejardhjes nga ndonjë familje autoriative, kombi etj.
“Arabi nuk është më i mirë se joarabi dhe i bardhi nuk është më i mirë se jo i bardhi. Mirësia vërehet vetëm në përkushtim e në drejtësi.”
(Transmenton Buhariu dhe Muslimi)

-Dukuritë e shprehjes së mendjemadhësis?
?Mendjemëdhenjët e shprehin mendjëmadhësin e tyre në mënyra të ndryshme: gjatë të folurit, të ecurit, gjatë uljes, ngritjes, veshjes, ngrënies, pirjes etj. Mendjemadhësi është kur njeriu kërkon që tjetri të ngritet për të, që pa ndonjë arsye kërkon që pas tij të ketë përcjellës, të kërkoj që shëbëtori t’i kryej punët që secili vet duhet ti kryej, e disa shprehin mendjemadhësi në ç’do formë dhe gjendje.
Allahu xh.sh. thotë në Kur’an:
“Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhennet deri të përbirojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë kriminelët.”
(A’raf; 40)
“Ata e tejçmuan lartë veten dhe u sollën me arrogancë.”
(Furkan; 25)
“Është e vërtetë se All-llahu e di atë që e fshehin dhe atë që e shfaqin haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantët.”
(Nahl; 23)
“Që i dëgjon ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdon prapë si mendjemadh, sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmëroje për një vuajtje të dhembshme.”
(Xhathije; 8)

-Origjina e mendjemadhësisë
Këtë do ta ceki shkurtimisht sepse nuk dua ta zgjas edhe shumë këtë të stërmbushur që ka shumë për të folur për të. Origjina e mendjëmadhësisë daton nga fillim e tokës.
Allahu xh.sh. thotë në Kur’an:
12. (All-llahu) Tha: “Çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?” Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!”
13. (All-llahu) Tha: “Zbrit nga ai (xhenneti), nuk të takon të bësh kryelartësi në të, dil jashtë, s’ka dyshim ti je i poshtëruar”.
( A’raf )

Andaj, të gjithë mendjemëdhenjtë janë miqë të shejtanit të mallkuar.
Allahu xh.sh. thotë në Kur’an:
“Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.”
(Isra; 64)

-Shërimi i mendjemadhësisë
Detyrë e çdo besimtari është që ta largoj nga vetja vetinë e mendjemadhësisë, sepse për shkak të saj nuk do të mund t’a njoh Allahun, e nëse vdes e në zemrën e tij mbetet mendjemadhësia edhe sa grimca, nuk do të hyjë në Xhennet. Për të qenë shërimi i kësaj sëmundje të shëmtuar i suksesshëm është e nevojshme që njeriu së pari ta njoh misionin dhe esencën e njerëzimit, të njoh të metat dhe mëngësit e veta, të njoh dobësit e veta, të njoh kalueshmërinë dhe relativitetin e kësaj bote dhe zbukurimeve të saj. Pastaj nevojitet të njoh cilësit e Allahut, Krijuesit të tërë botrave, Krijuesit të Gjithdijshëm të të gjitha ligjeve që mbizotërojn në qiej dhe në tokë. Vetëm kur atëherë njeriu vëren dhe kupton mangësitë e tija dhe njeh madhërinë dhe fuqinë e Krijuesit të Tij, vetëm atëherë do të kuptoj se nuk i takon tjetër vetëm se të jetë modest dhe i përulur Krijuesit të tij.
Pejgamberi alejhi selam transmenton se Allahu xh.sh. ka thënë:
“Madhështia është rroba Ime, ndërsa lartësimi është manteli Im. Kush më kundërshton në këtë dhe kush ia përshkruan vetes këto, Unë do ta gjuaj në Xhehennem dhe kjo aspak nuk do të jetë e vështirë për Mua!”
(Hadith Kudsijj)

Allahu e di më së miri!

Allahu na ruajt prej mendjemadhësisë.
AMIN !

Category: Mjekesi | Added by: Admin
Views: 461 | Downloads: 0 | Rating: 0.0/0