Home » Files » Mjekesi |
2014-09-06, 6:56 AM | |
A e di se… Hurma / Qumeshti / Mjalta / Mishi / Kungulli / Ulliri ishin ushqimet e preferuar te Muhamedit (Alejhi Selam )
Hurma: Hurma është një pemë e viseve të ngrohta arabe ndërsa në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët. Xhabiri dhe Ebu Seidi r.a. kanë shënuar se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhiu we selam ka thënë: “Hurmat janë fruta, fara e të cilave vjen nga Xhenneti. Ato janë antidote (kundërhelm) kundër helmimit, burim i pasur në rritjen e sasisë së spermës , ndërsa pirja e ujit të hurmave medinase të konservuara largon magjinë e shkaktuar nga syri i keq.” (Transmetuar nga imam Nesaiu dhe Ibn Maxhxhe, Tirmidhiu, 2067, thotë se është hasen; Ahmedi, 3/48; Ibn Maxhxhe, 3453) Qumeshti: Pirja e qumështit bën mirë për kujtesën tuaj. Kjo është deklaruar nga një grup hulumtuesish nga Universiteti i Maine, të cilët kanë treguar se pirja e të paktën një gotë qumësht në ditë, madje edhe në moshën e rritur, ndihmon për të mbajtur trurin të ri dhe “elastik”. Mjalta: Mjalti është nektar (lëng i ëmbël) dhe ëmbëlsi e koncentruar e luleve që është përpunuar nga bletët dhe është kthyer në shurup të pasur. Në Sahihun e Buhariut është shënuar që Ibn Abasi, r.a., ka cituar të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selam, i cili ka thënë: “Shërimi gjendet në mes të përdorimit të shurupit të mjaltit, lëshimit të gjakut duke prerë lëkurën dhe kauterizimit me zjarr, por unë ia kam ndaluar kauterizimin umetit tim.” Kungulli: Në fakt, fjala jaktin në arabisht nuk tregon vetëm kungullin, por shënon çdo lloj bime tjetër që ka kërcell zvarritës, si shalqini apo kastraveci. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “Ne bëmë që një bimë kungulli (jaktin) të rritej deri mbi shtatin e tij (profetit Junus).” [Saffat, 146] Fjala jaktin e përdorur në këtë ajet do të thotë ‘kungull’, i cili ndryshe quhet (në arabisht) edhe dubba. Në dy Sahih-ët shënohet se, njëherë, një rrobaqepës e ftoi Pejgamberin alejhi selam në shtëpi për të ngrënë një vakt që ai kishte përgatitur. Bashkë me Pejgamberin alejhi selam shkoi edhe Enesi (r.a.). Rrobaqepësi u nxori bukë prej elbi dhe një supë me kunguj e pastërma. Enesi rrëfen: “Unë e pashë vetë se si i Dërguari i Allahut alejhi selam i gjurmonte copat e kungullit nëpër pjatë, dhe që atëherë kungulli u bë shumë i dashur për mua.” Ebu Taluti tregon: – Kur hyra njëherë tek Enes ibn Maliku, ai ishte duke ngrënë kungull e duke thënë (duke iu referuar kungullit): “Ti je një bimë shumë e dashur për mua, sepse Pejgamberi alejhi selam të pëlqente shumë kur të hante.” Ulliri:
Burimi: www.poeziislame.tk Lejohet vetem per Shperndarje… | |
Views: 382 | Downloads: 0 | |