Home » 2014 » October » 25 » A NUK ËSHTË E ÇUDITSHME?
4:34 AM
A NUK ËSHTË E ÇUDITSHME?
A NUK ËSHTË E ÇUDITSHME?
Ndonjëherë përjetimet që dëshirojmë t’i harrojmë
na mbeten në mendje një kohë të gjatë,
ndërkaq çastet të cilat dëshirojmë t’i mbajmë në mend,
i harrojmë shumë shpejtë!
A nuk është e çuditshme?
Disa njerëz sa kanë qenë fëmijë të vegjël,
kanë dëshiruar të rriten sa më shpejtë,
ndërkaq tani që janë rritur flasin e sillen sikur fëmijë!
A nuk është e çuditshme?
Të gjithëve na pëlqen të flasim mirë për dëshmorët,
për flijimin e tyre për të mirën tonë,
por pakkujt prej nesh i pëlqen të flijojë qoftë edhe më të voglin send,
edhe pse përsëri për të mirën tonë!
A nuk është e çuditshme?
Nëse i pyet disa njerëz ata thonë,
se janë kundër përgojimit,
por gjatë gjithë kohës bisedat e tyre i ilustrojnë,
me shembuj nga jeta e të tjerëve!
A nuk është e çuditshme?
Secilit njeri Allahu ia ka dhuruar një fytyrë,
por disa njerëz nuk janë të kënaqur vetëm me një,
ata dëshirojnë të kenë më shumë!
A nuk është e çuditshme ...?
Bekim Rrahimi
Category: Bekim Rrahimi | Views: 492 | Added by: Admin | Rating: 1.5/2
Total comments: 0
avatar