Home » 2014 » October » 25
A NUK ËSHTË E ÇUDITSHME?
Ndonjëherë përjetimet që dëshirojmë t’i harrojmë
na mbeten në mendje një kohë të gjatë,
ndërkaq çastet të cilat dëshirojmë t’i mbajmë në mend,
i harrojmë shumë shpejtë!
A nuk është e çuditshme?
Disa njerëz sa kanë qenë fëmijë të vegjël,
kanë dëshiruar të rriten sa më shpejtë,
ndërkaq tani që janë rritur flasin e sillen sikur fëmijë!
A nuk është e çuditshme?
Të gjithëve na pëlqen të flasim mirë për dëshmorët,
për flijimin e tyre për të mirën tonë,
por pakkujt prej nesh i pëlqen të flijojë qoftë edhe më të voglin send,
edhe pse përsëri për të mirën tonë!
A nuk është e çuditshme?
Nëse i pyet disa njerëz ata thonë,
se janë kundër përgojimit,
por gjatë gjithë kohës bisedat e tyre i ilustrojnë,
me shembuj nga jeta e të tjerëve!
A nuk është e çuditshme?
Secilit njeri Allahu ia ka dhuruar një fytyrë,
por disa njerëz nuk janë ... Lexo më shumë »
Category: Bekim Rrahimi | Views: 492 | Added by: Admin | Date: 2014-10-25 | Comments (0)

Ti duhet të ngrihesh e të provosh prapë
Dielli do na ngroh edhe pse është larg
Ti duhet të qeshësh jo pse të them unë
Po pse brenda teje ka gëzime shumë
Je një zgjua bletësh ku gumëzhinë hareja
Botës sot i duhen fjalët tua të reja
E djeshmja ka vdekur, e nesërmja s’ka ardhur
Na mjafton e sotmja zemrat për t’i ngjallur
Çdo zemër e gjallë dhimbje do të ndjejë
Parajsën e humbur shpirti do ta gjejë
E vetmja betejë që s’mund ta fitosh
Është ajo për t’cilën ke frikë të luftosh
Ti duhet të ngrihesh jo pse të them unë
Po pse zgjimi yt, gjumit i jep fund.

fatmir muja
Category: Poezia Islame | Views: 334 | Added by: Admin | Date: 2014-10-25 | Comments (0)

Mos u trishto, nëse ke arritur atë që të mjafton

Ibn Rumiu thotë:

"Është ofruar koprraci mbi shpinë të të dënuarit
S'i lë rehat jeta, robëria e saj i fut me të shkatërruarit.
Mirërserdhe o ti që me kafshatën e bukës mbetesh i kënaqur,
Lëri ata që pas shumicës vrapojnë të veshur e këmbëzbathur".

Nuk është pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afro pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar.
وما أموالكم ولا أولادكم بالتي تقربكم عندنا زلفى إلا من آمن وعمل صالحا فأولئك لهم جزاء الضعف بما عملوا وهم في الغرفات آمنون

[Quran 34:37]
Category: Keshillim | Views: 361 | Added by: Admin | Date: 2014-10-25 | Comments (0)