Home » 2014 October 25 » Ti duhet
4:33 AM Ti duhet | |
Ti duhet të ngrihesh e të provosh prapë Dielli do na ngroh edhe pse është larg Ti duhet të qeshësh jo pse të them unë Po pse brenda teje ka gëzime shumë Je një zgjua bletësh ku gumëzhinë hareja Botës sot i duhen fjalët tua të reja E djeshmja ka vdekur, e nesërmja s’ka ardhur Na mjafton e sotmja zemrat për t’i ngjallur Çdo zemër e gjallë dhimbje do të ndjejë Parajsën e humbur shpirti do ta gjejë E vetmja betejë që s’mund ta fitosh Është ajo për t’cilën ke frikë të luftosh Ti duhet të ngrihesh jo pse të them unë Po pse zgjimi yt, gjumit i jep fund. fatmir muja | |
|
Total comments: 0 | |