
Një prift 87 vjeçar nga Spanja jeton dhe predikon në ishullin Java më shumë se 43 vite. Flet rrjedhshëm në gjuhën Javanese dhe dialekte të grupeve të ndryshme etnike të ishullit. Po ashtu është figurë mjaft e njohur në mesin e grupeve religjioze në atë zonë.
...
Lexo më shumë »
|
Ti duhet të ngrihesh e të provosh prapë
Dielli do na ngroh edhe pse është larg
Ti duhet të qeshësh jo pse të them unë
Po pse brenda teje ka gëzime shumë
Je një zgjua bletësh ku gumëzhinë hareja
Botës sot i duhen fjalët tua të reja
E djeshmja ka vdekur, e nesërmja s’ka ardhur
Na mjafton e sotmja zemrat për t’i ngjallur
Çdo zemër e gjallë dhimbje do të ndjejë
Parajsën e humbur shpirti do ta gjejë
E vetmja betejë që s’mund ta fitosh
Është ajo për t’cilën ke frikë të luftosh
Ti duhet të ngrihesh jo pse të them unë
Po pse zgjimi yt, gjumit i jep fund.
fatmir muja
|
Cdo gjë do të mbarojë!
Sa çudi! Do vdesësh dhe ende vazhdon
Ndërtesa kupola gjithnjë duke ndërtuar
A s’e shikon mëngjesin e çdo dite që kalon
Drejt vdekjes së sigurt duke të afruar?
-------------------
Vura re kohën ndryshe shkon e vjen
S’qëndrojnë aty përhere vuajtje e gëzime
Mbretërit ndërtuan kështjella të larta
Por nuk qëndruan dot kështjella e mbretërime.
Përshtati nga arabishtja Mustafa Tërniqi.
|
NJE POEZI E BUKUR NGA IBN KAJIMI
O ti skllav, në shërbim të trupit tend,
A su lodhe vallë (?!), duke i shërbyer,
Baltën stolis, me baltë suksesin gdhend,
Bash atje ku humbja, me thonj rri ngërthyer.
Kujdesu për stolinë që trupin zbukuron,
Për shpirtin kujdesu, virtyti është stoli,
Balta e trupit, me kohë të tradhëton,
Shpirti ruan vlerat, me to ti je njeri.
Mos ngurro përpjekjen, nga agu në ag,
Për shpirtin plogështia, është bujtinë pa derë,
Gjithçka që lyp ta kesh, lyp ta ketë një prag,
Zgjimi zgjim kur zgjohesh, gjumi gjumë i qetë.
|
All-llãhum-me sal-li alã Muhammedin ue alã ãli Muhammed, kemã sal-lejte alã Ibrãhĩme ue alã ãli Ibrãhĩme, in-neke Hamĩdun Mexhĩd.
All-llãhum-me bãrik alã Muhammedin ue alã ãli Muhammed, kemã bãrekte alã Ibrãhĩme ue alã ãli Ibrãhĩme, in-neke Hamĩdun Mexhĩd.
O Zot, ki mëshirë ndaj Muhammedit dhe familjes së tij, siç pate mëshirë ndaj Ibrahimit dhe familjes së tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar.
O Zot, bekoje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar.
|
Vjeshtë, vjeshtë..
Bien gjethet, ngadalë e shpejtë
Ishin te shkelqyera, shendrisnin me buzëqeshje...
Krenare që ishin dhe vijne tjerat gjethe prapë
Trung e rrënjë, besimit e vlerë..
Ngadhënje....
-Hajrun Toqi Korabi
|

Zoti deshi kështu,që unë të vuaj,
ëndërrën e pathurur për një çast ta shuaj,
botën time se kuptova,dhe kurrë s'do ta kuptoj,
unë më nuk kam jetë,tek engjujt tjerë do të shkoj.
Jam pajtuar me jetën,dhe nuk i hidherohem,
unë do vdes shpejt,Zotit do ti bashkohem,
po ma merr këtë jetë,kjo e mjera leokimi,
që s'më la të kënaqem asnjë ditë në fëmijëri.
Vuajta shumë më besoni,dhe jeta më është mërzit,
nëpër dhoma të spitaleve,unë aty jam rritë,
me mijëra doza,qindra terapi,e shumë operacione,
unë po vdes,e të jetoj janë vetëm iluzione.
Shikojeni kokën time,më është prerë copë-copë,
unë jam rrugës së vdekjes,e të jetoj është e kot,
o Zot i madh lutem që fatin t
...
Lexo më shumë »
|
Dita e xhuma , dit me bereqet Sot ësht ditë e madhe, për këtë ummet Zgjohu me vullnet, laj ,dhëmbët pastrohu Sot ne kemi festë, o vëlla gëzohu Nëse don shpërblim, në Xhennet tfitosh Duhet Salavate, më shum të dërgosh Sot ësht dhe një kohë, kur lutja pranohet Lumi ai njeri, që nkët koh pendohet Autor: Enes Ramadani

|
NË MENDIMET E MIA Ndonjëherë mbyllem në mendimet e miai flas vetes, të flas ty, i flas jetës Ne vrapojmë pas kohës por nuk e vërejmë ajo të gjithëve dalë ngadalë na rrëmben Ndonjëherë mbyllem në mendimet e mia flas me hileqarët, lakmitarët e munafikëtT ë kaluarën e shlyen pranimi i së Vërtetës ndonëse e kaluara të sjell tek e Vërteta Ndonjëherë mbyllem në mendimet e miaflas me të sinqertët, të ndershmit e besnikët Pastaj e kuptoj se pas një buzëqeshjeje të këndshme mund të fshihet një krua me lot të hidhur Ndonjëherë mbyllem në mendimet e miaflas me sundimtarët, të pasurit e zullumqarë t Pushteti, pasuria dhe forca nuk janë jeta por sinqeriteti, dashuria, bamirësia dhe e Vërteta Bekim Rrahimi, 18.01.2014

|
GJURMËT
Të gjitha gjërat që i bëjmë e na bëhen lënë gjurmë në ne
Për ata që na deshën e shkuan akoma me mall vuajmë
Këta që i kemi përballë përpiqemi përherë t’i mbajmë gjallë
Dhe fjalët që i tham e na i than mendime pas vetes lan
Gëzimi e lumturia lënë kujtime e rrahje zemre fort
Tradhtia e mashtrimi janë shkaku pse vjen zhgënjimi
Të tanishmen e jetojmë sepse të ardhmen e dëshirojmë
Sikur të mos ishin shpresat çfarë kuptimi do të kishte fantazimi
Bëjmë plane por edhe nëse nuk i realizojmë prej tyre mësojmë
Jetojmë në gjurmë e prej gjurmëve në ne, me ne, për ne
Bekim Rrahimi
|
|