Home » 2014 » October » 12 » NJE POEZI E BUKUR NGA IBN KAJIMI
3:15 AM
NJE POEZI E BUKUR NGA IBN KAJIMI

NJE POEZI E BUKUR NGA IBN KAJIMI

O ti skllav, në shërbim të trupit tend,
A su lodhe vallë (?!), duke i shërbyer,
Baltën stolis, me baltë suksesin gdhend,
Bash atje ku humbja, me thonj rri ngërthyer.

Kujdesu për stolinë që trupin zbukuron,
Për shpirtin kujdesu, virtyti është stoli,
Balta e trupit, me kohë të tradhëton,
Shpirti ruan vlerat, me to ti je njeri.

Mos ngurro përpjekjen, nga agu në ag,
Për shpirtin plogështia, është bujtinë pa derë,
Gjithçka që lyp ta kesh, lyp ta ketë një prag,
Zgjimi zgjim kur zgjohesh, gjumi gjumë i qetë.

Category: Poezia Islame | Views: 444 | Added by: Admin | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
avatar