Home » 2014 » October » 12 » Ç’RËNDËSI KA A NJIHEMI NE NJË DITË DO TË SHIHEMI
5:46 AM
Ç’RËNDËSI KA A NJIHEMI NE NJË DITË DO TË SHIHEMI

Të gjithë ne jemi si lumenjtë që rrjedhin pa pushim
Ata rrallë takohen por kanë të njëjtin qëllim
Në një vend të treten atje ku mund të gjejnë pushim
Shkruaj edhe pse askënd nuk e njoh por me shpresë
Se me fjalët e mia kujt i mungonin lotët e bëra të qajë
E kujt i mungonte shpresa e bëra të buzëqesh
Unë shkruaj për ndjenjat e thella në zemër
Për gëzimin, lumturinë dhe vuajtjen e dhimbjen
Me fjalë e përshkruaj botën tënde dhe timen
E nëse fjalët në vendin e duhur i kam vënë, merri
Por para se të më besosh mua mendo nëse janë për ty
Mbase mendjet shohin ndryshe ndaj çdo fjale hedhja një sy
Pasionet nuk janë as dëshira as nevoja të përditshme
Janë ajo forca që na shtynë janë ajo ndjenja e fuqishme
Por, edhe ti gjendesh para më të madhit zbulim
Diku thellë në zemrën tënde është e fshehur një dritë
Nëse e gjen atë ajo të jep forcë por edhe shkëlqim
E unë, edhe unë kam të drejtë të hesht e të mos them asgjë
Por, nëse përballë vuajtjes së tjetrit sytë mbyllur na mbesin
Ç’duam për veten, kurrë të mos japin, të marrim deri sa të vdesim?
Ç’rëndësi ka a njihemi ne një Ditë do të shihemi
Mua më mjafton lutja jote dhe ndjenja e pranisë time  

Foto: Ç’RËNDËSI KA A NJIHEMI NE NJË DITË DO TË SHIHEMI

Bekim Rrahimi, 02.10.2014
Category: Bekim Rrahimi | Views: 550 | Added by: Admin | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
avatar