Home » 2014 » October » 12 » NË MENDIMET E MIA
3:15 AM
NË MENDIMET E MIA

NË MENDIMET E MIA

Ndonjëherë mbyllem në mendimet e mia
i flas vetes, të flas ty, i flas jetës
Ne vrapojmë pas kohës por nuk e vërejmë
ajo të gjithëve dalëngadalë na rrëmben

Ndonjëherë mbyllem në mendimet e mia
flas me hileqarët, lakmitarët e munafikët
Të kaluarën e shlyen pranimi i së Vërtetës
ndonëse e kaluara të sjell tek e Vërteta

Ndonjëherë mbyllem në mendimet e mia
flas me të sinqertët, të ndershmit e besnikët
Pastaj e kuptoj se pas një buzëqeshjeje të këndshme
mund të fshihet një krua me lot të hidhur

Ndonjëherë mbyllem në mendimet e mia
flas me sundimtarët, të pasurit e zullumqarët
Pushteti, pasuria dhe forca nuk janë jeta
por sinqeriteti, dashuria, bamirësia dhe e Vërteta

Category: Bekim Rrahimi | Views: 355 | Added by: Admin | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
avatar