Home » 2014 » June » 26

GJURMË NË NE E NGA NE

Të gjitha gjërat që i bëjmë e na bëhen lënë gjurmë në ne
Për ata që na deshën e shkuan akoma me mall vuajmë
Këta që i kemi përballë përpiqemi përherë t’i mbajmë gjallë
Dhe fjalët që i tham e na i than mendime pas vetes lan
Gëzimi e lumturia lënë kujtime e rrahje zemre fort
Tradhtia e mashtrimi janë shkaku pse vjen zhgënjimi
Të tanishmen e jetojmë sepse të ardhmen e dëshirojmë
Sikur të mos ishin shpresat çfarë kuptimi do të kishte fantazimi
Bëjmë plane por edhe nëse nuk i realizojmë prej tyre mësojmë
Jetojmë në gjurmë e prej gjurmëve në ne e nga ne

Bekim Rrahimi

Category: Bekim Rrahimi | Views: 283 | Added by: Admin | Date: 2014-06-26 | Comments (0)