Home » 2014 » June » 21

UDHËTIMI IM

Kur futem në Kur’an
- dhe tretem nëpër ajete
Vetëm aty shpirti im udhëton
- i qetë e pa derte.

Shkrihet i tëri shpirti im
- sikur të ishte në udhëtim qiellor
Vetëm në Kur’an prehet i tëri
- sikur aty nuk gjeti tjetër përvojë.

Brenda meje nisë e shfaqet
- një dritë që me mua merr udhë
Më përcjell ditë e natë
- e nuk më le vetëm kurrë.

Pastaj duke u lëshuar me ngadalë
- e vë ballin tim në tokë
I them o Allah më fal, më fal
- më mëshiro në këtë dhe në atë botë.

Më përfshijë me mëshirën Tënde
- unë jam mëkatar por i penduar
Të kërkoj falje o Allah
- faljen Ti na e ke premtuar.

Udhëton shpirti im udhëton
- dhe shëtitë nëpër ajete
Atje veten e qetëson
- se nuk gjen tjetër prehje.

Gjatë udhëtimit e madhëroj Zotin tim
- e i lutem Atij me nënshtrim
Jepu o Allah edhe të tjerëve
- se lumturi ... Lexo më shumë »

Category: Bekim Rrahimi | Views: 299 | Added by: Admin | Date: 2014-06-21 | Comments (0)

- O feja ime, ti herë po më flet për besimin e herë për dijen, prandaj nuk po di cilës t’i rrekem më shumë?

- Ç’mendon ti, si do të dukej njëra pa tjetrën? Si do të afroheshe tek Allahu pa dije? Rrugën e Tij nuk e gjen kush përveç atyre që përdorin mendjen. E mendja, ajo vetëm ty të është dhënë o njeri. Kujto fjalën e parë të ajetit të parë të zbritur në Kur’an, pra përkujtoje fillimin e Kur’anit, dhe dije se nga aty fillon edhe besimi yt.

Bekim Rrahimi, shkëputje nga ’’E PYETA FENË TIME!’’

Category: Bekim Rrahimi | Views: 285 | Added by: Admin | Date: 2014-06-21 | Comments (0)