UDHËTIMI IM
Kur futem në Kur’an
- dhe tretem nëpër ajete
Vetëm aty shpirti im udhëton
- i qetë e pa derte.
Shkrihet i tëri shpirti im
- sikur të ishte në udhëtim qiellor
Vetëm në Kur’an prehet i tëri
- sikur aty nuk gjeti tjetër përvojë.
Brenda meje nisë e shfaqet
- një dritë që me mua merr udhë
Më përcjell ditë e natë
- e nuk më le vetëm kurrë.
Pastaj duke u lëshuar me ngadalë
- e vë ballin tim në tokë
I them o Allah më fal, më fal
- më mëshiro në këtë dhe në atë botë.
Më përfshijë me mëshirën Tënde
- unë jam mëkatar por i penduar
Të kërkoj falje o Allah
- faljen Ti na e ke premtuar.
Udhëton shpirti im udhëton
- dhe shëtitë nëpër ajete
Atje veten e qetëson
- se nuk gjen tjetër prehje.
Gjatë udhëtimit e madhëroj Zotin tim
- e i lutem Atij me nënshtrim
Jepu o Allah edhe të tjerëve
- se lumturia ime ndryshe s’ka kuptim.
Kështu udhëton shpirti im
- e qanë, e qanë
E i lutet Atij si është më mirë
- të lutem, më merr me imanë.
Bekim Rrahimi, Prishtinë, 10 Korrik 2011

|