ILIRIA
Gjithmonë për fajin tonë shajmë dikend tjetër,
me mija libra janë shkruar, për kohën e re dhe për kohën e vjetër,
sidomos për historinë tonë kombëtare,çka s'është shkruar,
vetëm Perandoria Osmane përmendet se na ka "pushtuar",
kurse për pushtues tjerë,thuja asgjë s'është thënë
pa përmendur fare shtetin Ilir se sa i madh ka qenë.
Një pytje për ata që shkruajnë histori:
kush i gëlltiti tokat Ilire kur n'ballkan s'kishte Islam e as Osmanli
a mos turku e arabi qe shahen pa masë
a thua ne shtetin Ilir pushtues tjetër nuk ka pasë...?
E vërteta nuk duhet shëndruar në mite dhe në rrenë
shtetin Ilir fqinjët tanë armiq,si me gërshërë e prenë
e sekustruan, e rrjepën si deshën e coptuan
Dardaninë,dyqind e pesëdhjetë vite para Osmanlinjëve serbet e sunduan.
Po të mos intervenonte Perandoria Osmane në trojet e mbetura të Ilirisë
për jetë,do t'i humbej rrënja shqiptarisë.
Xhemil Sadiku
maj 2014
|