MOS M'I NDAL LOTËT - Bujar Berisha
Jo, mos të të vie gjyna nga unë pse qaj herë pas herë.
Lotët që m' i sheh janë lotë,
për ato agime të hershme që u zgjova pa e adhuru Krijuesin Tim.
Janë lotë për ato ditë-netë që i jetova pa e madhëru Krijuesin Tim.
Janë lotë pra,që ti m' i sheh e të vie keq, por mos të të vie keq pse lotoj unë.
Se unë lotoj për gjithë ato pranvera-vera, vjeshta e dimra që s' u zgjova për të adhuru Krijuesin e lotit Tim.
Janë lotë që burojnë nga drithërimet e brendshme për shkak të frikës se ndëshkimit tim, në amshim!
Janë lotë për çdo gjë shpërblyese që më iku pa u shpërbly për të.
E ja pse të thashë:'Mos m' i ndal lotët!'
|