Home » 2014 » June » 18 » Ne pragun e Teubes.. le te kthehemi te penduar!
5:24 AM
Ne pragun e Teubes.. le te kthehemi te penduar!

  Sa shume qe gabojme mekatet na kane mbuluar e bindjen ndaj Krijuesit e kemi harruar Ne mekate rendim duke mos menduar se prindrit tane nga Xheneti per nje mekat jane debuar Shikimit te Allahut ne nuk i shpetojme si valle mundemi ne t’i thyejme urdhrat e Zotit tone? Ai eshte Mbikeqyresi si valle nuk mendojme si nuk turperohemi prej mekateve te largohemi? Ne Mbreterine e Tij mekatojme pa menduar ne ushqehemi nga rrizku i Tij dhe vazhdojme duke gabuar Kthimi yne eshte tek Ai  por ne kemi harruar se Ai do na marre ne llogari per cdo veper qe kemi vepruar Ku eshte turpi yne kur Allahu na vezhgon ku eshte frika ndaj Tij qe mekatet t’i ndalojme? Si valle mundet buza te qeshet pa u dridhur si nuk pikojne lotet kur urdhrin e Tij e kemi shkelur? Ku eshte frika jone ndaj Allahut te madheruar ku eshte devotshmeria qe jemi duke e pretenduar Pse valle keto zemra kaq shume jane forcuar pse valle keto sy nuk jane duke lotuar me te vertete gjendja jone eshte per t’u pikelluar O rober te Allahut ne shume kemi gabuar por tani ka ardhur koha per t’u kthyer e per t’u penduar Le te kthehemi tek Allahu dhe veten ta permiresojme perpara se ndeshkimin e Tij te ashper, te shijojme Ne pragun e Teubes le te kthehemi te penduar te zbusim zemrat tona qe kaq shume jane forcuar Me ujin e pendeses falje te kerkojme se Ai eshte Er-Rahmani qe shume meshiron!

Category: Keshillim | Views: 265 | Added by: Admin | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
avatar