Home » 2014 » June » 17 » NUK KA MË KTHIM PRAPA PAS UDHËZIMIT !!!
10:52 PM
NUK KA MË KTHIM PRAPA PAS UDHËZIMIT !!!

 

NUK KA MË KTHIM PRAPA PAS UDHËZIMIT !!!

Kur je vetëm,
diku i strukur,
në shtëpi apo në punë,
dhe zemra të thotë të bësh mëkat,
zgjoje arsyen,
mendo mirë, thellë,
e mos e turpëro veten para Allahut.

Foli zemrës e thuaji asaj,
Lavdia i qoftë Allahut,
që e ka krijuar errësirën dhe dritën,
vetminë dhe shoqërimin,
të fshehtën dhe të dukshmen.

Ai më sheh,
unë ia kam frikën Atij
dhe turpërohem para Tij,
prandaj, nuk bëj mëkate më,
do të qëndroj larg imoralitetit,
vjedhjes,
keqpërdorimit,
alkoolit,
bixhozit ...

Nuk do t’a poshtëroj veten time assesi,
asnjëherë më!

Nuk dua t‘a humb të madhen për të voglën,
Ahiretin për Dynjanë,
nuk ia vlen!

Thuaj zemrës mëkatare,
kupto o zemra ime,
nuk ka më kthim prapa pas udhëzimit!!!

Bekim Rrahimi,

 

Category: Poezia Islame | Views: 291 | Added by: Admin | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
avatar