Home » 2014 » June » 17 » Pendesa e thellë
9:06 AM
Pendesa e thellë

 Pendesa e thellë

I sterrndritshmi Zot
Krijues dhe furnizues i tokes dhe qiejve
Te pergjerohem deri ne qiell
Ma jep shijen e Ferrit para vdekjes
Per krimin qe kam bere
Qe Ferri i vertete te me perfundoj perfundimisht
Te pergjerohem ne emrin Tend me te madh
Me te fshehte
Beje tmerrin, emrin tim te pare
Lanetin, atributin kryesor
Le te vdes mbreti i te ligave
I cili shtrydhte te zezen nga mushti i jetes
Le te vdes smira qe rrinte kurore
Me qelibarin ne krye qe mbante
Koken e keputur te reptilit prind
Le te me kruhet hunda, gjithmone
Te me paralajmeroj fatkeqesine qe vjen
Si ndeshkim Yti
Denoji oret dhe castet qe me ushqyen
Me urrejtje, me krenari djallezore
E cila me detyroi ta bej kete krim
Denoji krijesat te cilat me ushqyen
Me iluzione e une u besoja se me ishin Zot
Ruaje ne Ferrin e vertete nje vend te posacem
Per ata dhe per mua.

AMEN

Shkeputur nga libri HOJET te autorit Fahredin Shehu @2013

Category: Poezia Islame | Views: 256 | Added by: Admin | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
avatar