Home » 2014 » June » 17 » Ty të mjafton Veç Ai, që nuk të braktisë ty
9:09 AM
Ty të mjafton Veç Ai, që nuk të braktisë ty

Ty të mjafton Veç Ai, që nuk të braktisë ty
( Bujar Berisha )


A nuk të mjafton Ai, I Cili s'të braktisë asnjëherë ty?
E nëse të mjafton Ai, atëherë pse brengosësh për ata që të braktisin ty?
Dije o njeri, se edhe po të shkrihesh për të tjerët si qiri,
kotë shkrihesh për ta.
Se prej të tjerëve do të ikësh e do të ikin edhe ata nga ti.
Por, ti dhe të tjerët do të ecni drejtë Atij,
I Cili nuk të braktisi ty e as të tjerët për asnjë moment .
Por, pse vallë kaq shumë çuditesh që gjithë atë djersë të qenies satë e zbrazë për të tjerët, dhe në fund bertet " Çfarë fitova nga kjo?"
Vet-përgjigjësh : Asgjë!
Por, pse vallë gjithë atë enërgji nuk e zbrazë për hir të Atij, I Cili enërgjin e zbrazur t'a shpërblen pafundësisht një ditë?!

Category: Poezia Islame | Views: 283 | Added by: Admin | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
avatar